Ballina Sport Futboll Edhe Milan futet në garë për Milot Rashicën

Edhe Milan futet në garë për Milot Rashicën

Milot Rashica është shndërruar në një dëshirë të shumë skuadrave të Evropës.

Ylli i Kosovës pati një tjetër paraqitje të mirë, duke shënuar sërish për Werder Bremen në barazimin 2:2 kundër Friburg.

23 vjeçari në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola, duke asistuar edhe dy herë, shkruan lajmi.net.

Paraqitjet e mira të Rashicës kanë marrë vëmendjen edhe të Milanit.

‘Rossonerët’ sipas ‘90min.de’, janë të interesuar për Rashicën, kartonin e të cilit Werder Bremen e vlerëson 20 milionë euro.

Ndryshe, Rashica është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera të mëdha përfshirë edhe Borussia Dortmundin.

Exit mobile version