Ballina Lajmet Kosovë Edhe Nisma e mbështet ligjin për FSK-në

Edhe Nisma e mbështet ligjin për FSK-në

Pas AAK-së edhe Nisma për Kosovën e konfirmon se do ta votojë ligjin për ndryshimin e mandatit dhe zgjerimin e kompetencave të FSK-së.

Deputeti i Nismës për Kosoëvn, Zafir Berisha ka thënë për lajmi.net se projektligji që presidenti i vendit ia dorëzoi kreut të Kuvendit ka qenë i përgatitur tash e një kohë.

“Ligji që sot iu dorëzua kryetarit të Kuvendit është i përgatitur goxha moti. Ne në debatin e para tri javëve në Kuvend kemi insistuar që të shkohet në variantin B, për të cilin tani edhe Hashim Thaçi është se është rruga e duhur, pasi Vuçiqi nuk i jep Listës Serbe për t’i votuar ndryshimet Kushtetuese”, ka deklaruar Berisha për lajmi.net.

Ai gjithashtu ka thënë se ky veprim tashmë është i vonuar.“Ne si forcë politike jemi të interesuar për të bërë një hap përpara dhe ky hap është pak i vonuar, megjithatë siç thotë populli më mirë vonë, sesa kurrë. Ne do të japim kontributin tonë që me një procedurë të përshpejtuar të miratohet ligji, ky ndryshohet misioni i FSK-së, pasi emrin nuk mund t’ia ndryshojmë sepse Lista Serbe nuk i voton ndryshimet kushtetuese”, ka shtuar Berisha

Exit mobile version