Ballina Lajmet Kosovë Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që do të mbahet sot në Prishtinë.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk po kërkojnë asgjë më shumë se liri për çlirimtarët.

“Si presidente e Republikës së Kosovës i jep mbështetje këtij marshi sepse qytetarët tanë nuk kërkojnë asgjë tjetër pos drejtësisë. Sepse qytetarët tanë e dinë mirë që mbrojta e luftës çlirimtare është vet mbrojte e Republikës”, tha ajo në fjalimin e saj në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe PK-së në shënimin e 18-vjetorit të Kosovës.

Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të mbahet marshi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Exit mobile version