Ballina Lajmet Kosovë Edhe sot një tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Edhe sot një tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot, më 26 gusht, përpjekjet për të zgjedhur kryetarin, pas dështimeve të njëpasnjëshme në seancat e kaluara.

Në përpjekjet e fundit, asnjë nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje – Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha – nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të deputetëve. Basha mori 57 vota, ndërsa Murati dhe Nagavci nga 55, por të gjitha dështuan pasi numri nuk ishte i mjaftueshëm.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh, me votim të hapur dhe jo më shumë se tre propozime për të njëjtin kandidat.

Exit mobile version