Ballina Sport Futboll Edhe Valon Berisha pjesë e skuadrës së Kosovës

Edhe Valon Berisha pjesë e skuadrës së Kosovës

FIFA ka dhënë përgjigje pozitive edhe për futbollistin Valon Berisha.

Lajmin e konfirmon FFK-ja përmes faqes zyrtare. Përveç tij sot kanë marr lejen edhe Samir Ujkani, Milot Rashica, Alban Meha, Amir Rrahmani, Herolind Shala, të cilët mund të luajnë sonte kundër Finlandës.

“Komisioni për çështjen e statusit të lojtarëve në FIFA ka shqyrtuar sot dokumentacionin e shtatë futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkanit, Milot Rashicës, Alban Mehës, Amir Rrahmanit, Herolind Shalës dhe Valon Berishës dhe për të gjithë këta ka marrë vendim pozitiv, duke u dhënë leje që të paraqiten në ndeshjen e sotme kundër Finlandës”, thotë FFK.

Exit mobile version