Ballina Artikuj Edi Rama

Edi Rama

Korab Blakaj

Edi Rama është reflektim i tipareve më egocentrike, narcistike dhe megalomane që simbolizon manifestimin më patologjik të personalizimit dhe abuzimit të pushtetit në mënyrën më brutale.
Ai me megalomaninë autoritare e zhveshi shtetin nga funksioni i tij dhe e reduktoi stabilitetin institucional e mirëqenien e Shqipërisë në një feud, çiflig , ku sovraniteti popullor zëvendësohet nga arbitrariteti i egos personale.
I verbuar nga iluzioni i madhështisë e i pandëshkueshmërisë, ai shkel me këmbë konsensusin kombëtar, duke e përdorur resursin publik jo si përgjegjësi historike, por si plaçkë vetjake për të ushqyer etjen e tij patologjike për pushtet absolut.
Ky tiranizim i diskursit dhe instrumentalizim i institucioneve përbën një tradhti ndaj aspiratave demokratike, mireqenjes se popullit ,sigurisë dhe përspektives së kombit.
Ai me arrogancen e vet shndërron qeverisjen në një teater absurd, ku fati i një kombi të tërë sakrifikohet pa ngurrim mbi altarin e paranojës dhe megalomanisë së një figure të vetme.

Korab Blakaj

Exit mobile version