Ballina Artikuj Edukata e mospajtimit..!

Edukata e mospajtimit..!

Dr. Salahudin Keftaro

Junus ibn Abdul’eala ka qenë prej nxënësve të Imam Shafiut.
Një herë, ai debatoi me Imam Shafiun për një mesele, në të cilën e kundërshtonte. Junusi u zemërua, u ngrit nga mexhlisi dhe e la Imam Shafiun e shkoi në shtëpi.
Sapo ra nata, dëgjoi të trokitej në derën e tij.
Junusi: Kush është në derë?
Ai që trokiste: Muhamed ibn Idris.
Junusi: Mendova për çdo njeri që e kishte emrin Muhamed ibn Idris, përveç Shafiun.
E hapa derën dhe u befasova.
Imam Shafiu: O Junus, jemi bashkuar për qindra mesele dhe u ndamë për një mesele të vetme!!
O Junus, mos u përpjek të triumfosh në çdo debat, sepse nganjëherë “fitimi i zemrave” është më parësor se sa “fitimi i qëndrimeve”.
O Junus, mos i shemb urat, të cilat i ke ndërtuar dhe i ke kaluar, sepse ndoshta një ditë do të kesh nevojë për ta. Urre gjithmonë “gabimin”, por mos urre “gabimtarin”. Dhe, urre me gjithë zemrën tënde “gjynahun”, por tolero dhe mëshiro “gjynahqarin”.
O Junus, kritiko “thënien”, por respekto “thënësin”, sepse puna jonë është të zhdukim sëmundjen, e jo të sëmurin”.
Allahut i qoftë falënderimi!
Çfarë morali i lartë është ky?!!
_____________________
Dr. Salahudin A. Keftaro

Exit mobile version