Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Egjipt, mbi 300 nxënës helmohen nga ushqimi

Egjipt, mbi 300 nxënës helmohen nga ushqimi

Të paktën 312 nxënës dyshohen të jenë helmuar me ushqim në tri krahina të ndryshme të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë thotë se nxënësit në tre shkolla të ndryshme fillore kanë shfaqur simptomat e helmimit me ushqim pasi kanë ngrënë ushqimin e shërbyer në shkollë.

“Autoambulancat i kanë dërguar nxënësit e helmuar në spital ku u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën qëndron se 211 nxënës të prekur janë regjistruar në provincën e Suezit, 98 në provincën Aswan dhe tre nxënës në kryeqytetin Kajro.

Sipas disa raporteve të mediave ndërkombëtare, kompania që ofron ushqim nëpër shkolla, menaxhohet nga ushtria egjiptiane, e cila është e përfshirë në shumë sfera të jetës shoqërore përfshirë edhe ekonominë.

Ky nuk është rasti i parë i helmimit me ushqim, pasi disa javë më parë, qindra nxënës pësuan nga helmimi me ushqim në provincat Monoufiya, Sharqiya, Beheira dhe Sohag.

Exit mobile version