Egjiptianët falen Fitër Bajramin në xhamitë e mëdha në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shumë egjiptianë, burra, gra, të rinj e të moshuar u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të Bajramit.
Festimet e Bajramit, në të cilat marrin pjesë veçanërisht fëmijët, sollën momente të gëzueshme.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare egjiptiane MENA, presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, fali namazin e Bajramit në xhaminë Marshall Husein Tantavi në kryeqytetin Kajro. /aa
Hundreds of Muslims crowded outside the Amr Ibn Al-A’as historic mosque in Cairo waiting their turn to walk into the courtyard to attend Eid Al-Fitr prayers in much larger numbers than have been seen over the past two years. pic.twitter.com/oCizdXW2Ni
— ANews (@anews) May 2, 2022
