Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Egjipt, vriten 15 terroristë gjatë operacionit në Sinaj

Egjipt, vriten 15 terroristë gjatë operacionit në Sinaj

Të paktën 15 terroristë janë vrarë në operacionin të cilin e ndërmorrën forcat e armatosura të Egjiptit, në Gadishullin e Sinait, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia mediatike Al-Ahram nga Egjipti, lajmëron se në afërsi të qytetit Al-Arisha në Sinaj, ka ndodhur një përleshje e armatosur mes ushtrisë dhe grupeve lokale terroriste. I njëjti burim bën të ditur se ushtria nuk ka pësuar humbje në përleshjet në fjalë.

Ministria e Brendshme e Egjiptit nuk e ka komentuar incidentin në fjalë.

Gadishulli Sinaj është bastion i rebelëve militantë që nga viti 2013, kur në puçin ushtarak u përmbys Mohamed Morsi, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në zgjedhje të lira demokratike dhe lider i Vëllazërisë Muslimanë.

Exit mobile version