Ballina Lajmet Egjipti rihap pikën kufitare me Gazën për disa ditë

Egjipti rihap pikën kufitare me Gazën për disa ditë

Autoritetet egjiptiane nga dita e sotme në mënyrë “të jashtëzakonshme” kanë hapur pikën kufitare Rafah me Rripin e bllokuar bregdetar të Gazës, terminal i cili do të qëndrojë i hapur për një periudhë tre ditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet deklaruan se studentët, pacientët dhe rezidentët e huaj do të lejohen të kalojnë gjatë periudhës së ardhshme tre ditore nga të dyja anët. Korrespondenti i AA-së nga vendi raporton se që nga mëngjesi i ditës së sotme qindra udhëtarë janë mbledhur në anën palestinezë të kufirit.

Sipas autoriteteve të pikave kufitare të Gazës, rreth 16 mijë njerëz në Gaza janë regjistruar dhe tani janë në listën e pritjes për të lëshuar pikën kufitare.

Ndryshe, që nga përmbysja e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, në një grusht shteti të vitit 2013, Egjipti ka mbajtur kufirin me Gazën kryesisht të mbyllur.

Si pasojë e periudhave të gjata të mbajtur të mbyllur këtë vendkalimin kufitar, që është pikë e vetme kufitare për qasje në botën e jashtme pa kontrollin izraelit, rreth 2 milion banorë të territorit të rrethuar bregdetar palestinez gjinden në prag të katastrofës humanitare.

Exit mobile version