Ballina Sport Futboll Eibari e ndal Barcelonën në “Camp Nou”

Eibari e ndal Barcelonën në “Camp Nou”

Barcelona nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Eibari.

Pavarësisht që katalunasit dominuan plotësisht, rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Barcelona ka pasur mundësinë e artë të kaloi në epërsi qysh në minutën e tetë, por sulmuesi Martin Braithwaite dështoi nga pika e bardhë.

I njëjti realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR, kështu që skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0 – 0.

Në pjesën e dytë, nga gabimi trashanik i Ronald Arujos, përfitoi Kike që zhbllokoi rezultatin (57′).

Vendasit barazuan shifrat përmes Dembele që shënoi pas asistimit të Firpos, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Barcelona me këtë barazim renditët në pozitën e gjashtë me 25 pikë, derisa Eibar ngritët në pozitën e 14-të me 16 sosh

Exit mobile version