Ballina Lajmet Kosovë Ekipet nga Kosova të përkushtuara të bëjnë të pamundurën në Hatay

Ekipet nga Kosova të përkushtuara të bëjnë të pamundurën në Hatay

Ekipe të shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim janë vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi të hënën.

Shpëtues nga e gjithë bota kanë fluturuar për në Turqi pas tërmetit për të ndihmuar në kërkim-shpëtim.

FSK-ja ka arritur që gjallë të nxjerrë një fëmijë me nënën e tij dy ditë më parë.

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar fotografi e video nga Hatay ku po bëhen ende përpjekje për të mbijetuar.

Të premten vonë ajo ka njoftuar se po intervenon edhe me organizatën TTK – Minatorët e Turqisë- meqë shoqata ka pajisje teknike më të përsosura.

SHKKSH-ja ka thënë se s’do të ndalet në operacionin për shpëtim dhe se do ta bëjë të pamundurën. Dje ekipi ka nxjerrë shtatë kufoma nga rrënojat, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pesë ditë pas tërmetit ka shkuar në mbi 24,000.

Exit mobile version