Ballina Lajmet Kosovë Ekipi për Asociacionin nuk e përfill qeverinë: Draftin e dërgojmë në Bruksel

Ekipi për Asociacionin nuk e përfill qeverinë: Draftin e dërgojmë në Bruksel

Sot në media u raportua se drafti i Asociacionit i është dërguar qeverisë, por i cili është në kundërshtim me Kushtetutën.

Madje zyrtarë të qeverisë u shprehën se Draftin e pranuar nga Ekipi Menaxhues nuk do ta pranojnë.

Menjëherë ka pasur reagimi i Ekipit Menaxhues për Asociacionin, të cilët kanë thënë se drafti për bashkësinë e komunave me shumicë serbe është duke u punuar, transmeton lajmi.net.

Në një kumtesë për media ky ekip bëri të ditur se drafti për Asociacionin do të dërgohet në Bruksel, kurse qeverisë do t’ia dorëzojnë vetëm një raport të punës.

Sipas tyre prezantimi i draftit në Bruksel, do të bëhet në bazë të marrëveshjeve që kanë pasur më herët Kosova dhe Serbia.

”Draft statuti nuk i është dorëzuar Qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, thuhet më tej në komunikatën zyrtare të tyre.

Ekipi Menaxhues thotë se në punën e tyre, bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Në fund të njoftimi ky ekip thotë se politizimi i aktiviteteve të tyre, e dëmton procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Exit mobile version