Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ekspertët e të drejtave të OKB-së dënojnë përdorimin e IA nga Izraeli...

Ekspertët e të drejtave të OKB-së dënojnë përdorimin e IA nga Izraeli në “Domicidin” në Gaza

Pesë ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut kanë lëshuar një deklaratë duke dënuar “zbulimet tronditëse” se ushtria izraelite thuhet se po përdor sistemet e Inteligjencës Artificiale (IA) në shkatërrimin e Gazës.

Ekspertët po i përgjigjeshin raporteve që Izraeli po përdor sisteme IA të njohura si “Ungjilli”, “Lavender” dhe “Ku është babi?” për të ndihmuar në “shkatërrimin sistematik dhe të përhapur të banesave, shërbimeve dhe infrastrukturës civile”, një krim që ata e përshkruan si Domicid.

“Gjashtë muaj pas ofensivës aktuale ushtarake, më shumë strehim dhe infrastrukturë civile tani është shkatërruar në Gaza si përqindje, krahasuar me çdo konflikt në të kaluarën”, thanë ekspertët në deklaratë.

Ata shprehën gjithashtu shqetësime se përdorimi i IA nga ushtria izraelite ishte i kombinuar me “uljen e kujdesit të duhur njerëzor për të shmangur ose minimizuar viktimat civile”.

Exit mobile version