Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia në mbështetje të kandidaturës së Rutte për shef të ri të...

Turqia në mbështetje të kandidaturës së Rutte për shef të ri të NATO-s

Në kandidaturën e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, për Sekretar të ri të Përgjithshëm të NATO-s, Turqia ka njoftuar se do të mbështesë këtë kandidaturë.

Bazuar në informacionet e marra nga zyrtarë turq, Turqia ka bërë me dije se do të jetë përkrah Rutten për detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s.

Javën e kaluar gjatë një takimi me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Istanbul, Rutte ka kërkuar mbështetje për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Sot Türkiye u përcolli anëtarëve të NATO-s se do të mbështesë Rutten.

Ndërkohë, Presidenti Erdoğan zhvilloi në Pallatin Vahdettin në Istanbul një takim kokë me kokë me kryeministrin holandez Rutte, i cili vizitoi Turqinë më 26 prill.

Në konferencën e përbashkët për media Rutte tha se krahu jugor i NATO-s ka nevojë për Turqinë dhe lidershipin e saj.

“Turqia luan një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ankaraja gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës në Ukrainë”, u shpreh kryeministri holandez.

Exit mobile version