Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Eksperti turk: Tek personat që lënë duhanin, rreziku i infarktit ulet me...

Eksperti turk: Tek personat që lënë duhanin, rreziku i infarktit ulet me 50 për qind

Profesori i Kardiologjisë në Spitalin e Qytetit të Gaziantepit, prof. dr. Lutfu Askin, duke tërhequr vëmendjen ndaj ndikimit të duhanit në infarktin e zemrës, tha se te personat që lënë duhanin rreziku i infarktit ulet në një kohë të shkurtër me 50 për qind.

Askin, në deklaratën për Anadolu bëri të ditur se infarkti i zemrës ndodh si pasojë e formimit të mpiksjes së gjakut dhe bllokimit të enës, të lidhura me një çarje që krijohet në enët e gjakut.

Ai theksoi se ndër faktorët e rrezikut për infarkt janë hiperlipidemia, mënyra sedentare e jetesës, diabeti, obeziteti, stresi dhe depresioni.

Duke nënvizuar se faktori më i rëndësishëm i rrezikut që mund të korrigjohet në infarkt është duhani, Askin tha: “Kur e lini duhanin, brenda 1-2 viteve rreziku i infarktit ulet me 50 për qind. Krahas kësaj, lëvizja ka rëndësi të madhe. Duhet të bëhet të paktën 30 minuta ecje çdo ditë”.

Askin vuri në dukje se obeziteti dhe jeta e palëvizshme çojnë në formimin e pllakave në enët e gjakut, duke shkaktuar bllokime. Ai tha se nëse te këta pacientë shfaqet dhimbje gjoksi dhe dyshohet për infarkt, duhet të kontaktohet menjëherë ndihma e shpejtë.

“Mund të jepet aspirinë, duhet të përmirësohet saturimi i oksigjenit, të shmangen medikamentet sedative të panevojshme dhe pacienti duhet të dërgohet në qendrën më të afërt brenda 2 orësh. Jo çdo dhimbje është dhimbje zemre, por disa pacientë mund të paraqiten edhe pa dhimbje”, u shpreh ai.

Exit mobile version