Winston Red, një nga 24 diamantët e vetëm me më shumë se një karat, është ekspozuar në Uashington në Muzeun Kombëtar Smithsonian të Historisë së Natyrës.
Diamantët e kuq janë ndër margaritarët më të rrallë në planet, vetëm 24 të tillë më shumë se 1-karatësh janë regjistruar publikisht.
Guri i çmuar iu dhurua muzeu në dhjetor të vitit 2023 nga Ronald Winston, djali i argjendarit të njohur amerikan, Harry Winston ndërsa një studim i hollësishëm ka zbuluar origjinën e tij dhe të ngjyrës së kuqe të theksuar, raporton The Guardian.
Gjemologët dhe shkencëtarë përdorën një mori teknikash për ta studiuar dhe rezulton se diamanti përmban një lloj të veçantë azoti dhe përbëhet nga një strukturë e deformuar kristalesh me shtresa rozë në të kuqe.
Kushtet e theksuara të nxehtësisë dhe presionit që duhet për të nxitur këto veçori janë të pazakonta dhe ndihmojnë për të shpjeguar pse diamantët e kuq si Winston Red janë kaq të rrallë.
Diamanti më i hershëm i kuq është regjistruar në vitin 1938 kur Jacques Cartier ia shiti maharaxhahut indian të Naëanagar.
Data, përbërja kimike e strukturore e gurit dhe prerja, tregojnë se ai mund të ketë ardhur nga minierat në Brazil ose Venezuelë.
