Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ekuador, persona të armatosur futen në televizionin publik gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Ekuador, persona të armatosur futen në televizionin publik gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Persona të armatosur janë futur në kanalin televiziv publik në Ekuador, teksa vazhdonte transmetimi i drejtpërdrejtë, transmeton Anadolu.

Pamjet e mediave sociale tregojnë persona të armatosur që kërcënojnë stafin brenda televizionit TC me qendër në Guayaquil.

Një video tjetër që qarkullon në X tregon gjithashtu kriminelët që hyjnë në universitetin e qytetit Guayaquil, ndërsa mediat lokale raportojnë se brenda kanë ndodhur rrëmbime.

Presidenti Daniel Noboa ka nxjerrë një dekret që njeh ekzistencën e një “konflikti të armatosur të brendshëm” në vend.

Ai urdhëroi gjithashtu Forcat e Armatosura të kryejnë operacione ushtarake për “neutralizimin” e grupeve të krimit të organizuar.

Gjatë të hënës, në Ekuador u shpall gjendje e jashtëzakonshme pasi kreu i në bande, ndër personat më të rrezikshëm në vend, u zhduk nga qelia e burgut, duke shkaktuar trazira në të paktën gjashtë objekte korrektuese në të gjithë vendin.

Gjendja e jashtëzakonshme i lejon ushtrisë të veprojë për të kontrolluar sigurinë e brendshme, veçanërisht në burgje.

Udhëheqësi i bandës së fuqishme Los Choneros, Jose Adolfo Macias, i njohur si “Fito”, u raportua i zhdukur të dielën nga qelia e tij e sigurisë së lartë në një burg në qytetin e Guayaquil.

Macias u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë vrasje dhe trafik droge.

Exit mobile version