Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu diskuton rifillimin e mundshëm të agresionit në Gaza gjatë bisedimeve të...

Netanyahu diskuton rifillimin e mundshëm të agresionit në Gaza gjatë bisedimeve të fazës së dytë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka diskutuar me ministrat e tij mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa po zhvillohen bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes.

Sipas mediave izraelite, gjatë takimeve janë shqyrtuar disa skenarë alternativë, përfshirë edhe rikthimin e ofensivës ushtarake, për shkak të pasigurisë lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Raportimet tregojnë se brenda qeverisë izraelite ka ndarje dhe paqartësi mbi hapat e ardhshëm, ndërsa negociatat mbeten të brishta dhe situata në terren vazhdon të jetë e tensionuar. /mesazhi

Exit mobile version