Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka diskutuar me ministrat e tij mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa po zhvillohen bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes.
Sipas mediave izraelite, gjatë takimeve janë shqyrtuar disa skenarë alternativë, përfshirë edhe rikthimin e ofensivës ushtarake, për shkak të pasigurisë lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
Raportimet tregojnë se brenda qeverisë izraelite ka ndarje dhe paqartësi mbi hapat e ardhshëm, ndërsa negociatat mbeten të brishta dhe situata në terren vazhdon të jetë e tensionuar. /mesazhi








