Ballina Lajmet Elefanti mbyt 14 persona në Indi

Elefanti mbyt 14 persona në Indi

Një elefant në provincat Jharkhand dhe Bihar të Indisë ka mbytur 14 persona.

Sipas lajmit të gazetës indiane “Times”, elefanti i cili në Bihar ka mbytur 4 persona dhe në Jharkhand ku kishte kaluar gjatë muajit prill shkaktoi vdekjen e 10 personave nga fisi Paharija.

Ndërkaq, viktima e fundit e elefantit ishte i riu 25 vjeçar Raju Pahariya, i cili gjatë kthimit në shtëpinë e tij nga një market e kishte zgjedhur rrugën e shkurtër nga pylli. transmeton Anadolu Agency (AA).

Bashkëshortja e Pahariyas, Mangli Paharin thotë se gjatë muajve të fundit elefantët po i mbysin njerëzit por që njësitë pyjore nuk kanë marrë hapa konkretë për kapjen e elefantit. Paharin thotë se fshatarët jetojnë me frikën e humbjes së jetës dhe të shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Zyrtari për mbrojtjen e pyjeve MK Singh njoftoi se sot në Jharkhand do të vjen një gjuetar provinca Andra Pradesh, si dhe 5 trajnues të kafshëve nga provinca Uttar Pradesh për të zbutur elefantin.

Thuhet se gjuetari është 61 vjeçari Nawab Shafath Ali Khan, i cili në moshën 12 vjeç ka marrë medalje ari me gjuajtjet e tij në lojërat kombëtare.

Zyrtari Singh po ashtu theksoi se kanë planifikim për qetësimin e elefantit, por që nëse nuk do të arrijnë ta kapin atë përkundër masave të marra, do të kërkojnë leje për vrasjen e elefantit.

Singh vuri në dukje se janë marrë të gjitha masat për kapjen e elefantit.

Ndërkohë zyrtarët e pyllit thonë se kanë marrë masa të shumta për kapjen e elefantit. Në anën tjetër shtëpia e ish ministrit të Financave Yashwant Sinha në fshatin Hutpa në Jharkhand dy ditë më parë ishte rrethuar nga një tufë e elefantëve të cilët rrënuan murin e oborrit të kësaj shtëpie.

Në Jharkhand gjatë 10 viteve të fundit elefantët kanë shkaktuar vdekjen e 589 personave.

Qeveria sipas të dhënave të vitit 2011 ka njoftuar për plane të shumta për mbrojtjen dhe zhvillimin Paharijarëve të mbetur me popullsi prej 25 mijë e 585 personash./Mesazhi/

Exit mobile version