Ballina Arritje Teknologji Elon Musk do të heqë opsionin e bllokimit në X

Elon Musk do të heqë opsionin e bllokimit në X

Musk kishte sinjalizuar me kohë se synonte të hiqte funksionalitetin duke sugjeruar se nuk ka kuptim të bllokohen përdoruesit e tjerë.

Elon Muk nuk ka përfunduari së bërë ndryshime madhore në X. Pronari i platformës dhe shefi teknik tha se shërbimi i njohur si më parë si Twitter do të heqin opsionin për të bllokuar përdoruesit e tjerë me përjashtim të mesazheve direkte.

Musk kishte sinjalizuar me kohë se synonte të hiqte funksionalitetin duke sugjeruar se nuk ka kuptim të bllokohen përdoruesit e tjerë.

Shumë njerëz e përdorin opsionin për tu mbrojtur nga ngacmimi. Ka qenë një prej opsioneve kyçe të sigurisë në platformë dhe heqja e saj i hap rrugë mundësisë që përdoruesit të shohin përmbajtje të padëshiruara.

Në Pranverë X eliminoi API pa pagesë duke nxjerrë shumë aplikacione të palëve të treta jashtë funksioni. Menjëherë pasi Musk tha se do të hiqte opsionin e bllokimit, shërbimi rival Bluesky ra.

Mbase përdoruesit po kërkojnë alternativa të tjera duke gjykuar ish rrjetin social Twitter si të papërdorshëm.

Exit mobile version