Ballina Sport Futboll Emërllahu kërkohet në Gjermani e Ukrainë

Emërllahu kërkohet në Gjermani e Ukrainë

Lindon Emërllahu po kërkohet nga disa klube nga Gjermania dhe Ukraina.

Kështu kanë shkruar mediumet rumune të martën.

Emërllahu është pjesë e Clujit. Ai është prej futbollistëve më të kërkuar të Clujit për afatin kalimtar të janarit.

Edhe gjiganti rumun, FCSB, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Emërllahu.

Ai aktualisht është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës.

22-vjeçari Emërllahu e ka nisur mbarë edicionin 2025/26.

Në 12 ndeshjet e zhvilluara në elitën rumune ka kontribuar me katër gol dhe dy asistime. Emërllahu pjesë e Clujit është nga muaji shkurt.

Ai u transferua nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Exit mobile version