Ballina Lajmet Kosovë Emërohet zëvendësdrejtori i ri i AKI-së

Emërohet zëvendësdrejtori i ri i AKI-së

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Sic thueht në njoftimin nga presidenca, zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012.

Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

 

Exit mobile version