Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emigrantët drejt Britanisë në frigorifer, mbijetuan duke ngrënë çokolata të shtrenjta

Emigrantët drejt Britanisë në frigorifer, mbijetuan duke ngrënë çokolata të shtrenjta

Njëmbëdhjetë emigrantë të paligjshëm, të ngjitur në pjesën e prapme të një kamioni nga trafikantët, janë zbuluar pranë Warminster, Wiltshire në Mbretërinë e Bashkuar pasi udhëtuan nga Evropa. Ata mbijetuan duke ngrënë çokollatën belge shumë të shtrenjtë që po transportonte shoferi.

Dhjetë irakianë, një shtetas afgan e midis tyre 6 të mitur, u gjetën krejt rastësisht. Ata u dëgjuan duke bërtitur nga një lokal aty pranë teksa kamioni kishte ndaluar.

“Ne të gjithë e dinim menjëherë se çfarë ishin zhurmat dhe britmat,” tha Dave Thomas, pronar i kafenesë “The Willoughby Hedge Layby”.

“Ka ndodhur këtu dy herë më parë gjatë 15 viteve të fundit,” shtoi ai.

Disa shoferë u përpoqën të hapnin dyert në kamion përpara se të kuptonin se dyert ishin të mbyllura, duke u detyruar të thërrisnin policinë. Por, as këta të fundit nuk mundën të bënin gjë, teksa u desh ndihma e zjarrfikësve, të cilët përdorën mjete për të prerë dyert.

“Ata i marrin njerëzit në kamion, zëvendësojnë drynat dhe më pas i dëmtojnë dhe i mbajnë super të ngjitur që të mos hapen”, tha një dëshmitar.

“Grupi ishte ruajtur në pjesën e prapme të rimorkios dhe ishin ushqyer në kafazin e çokollatës shumë të shtrenjtë belge që po mbahej aty”, tha pronari i kafenesë, duke shtuar se ata ishin dukshëm shumë me fat, sepse ndërsa rimorkio e tyre ishte një njësi frigorifer, seksioni që ata qëndruan ku ndodhje edhe çokollata ishte në temperaturë normale.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, emigrantët u ndaluan për hyrje të paligjshme në Britani.

Exit mobile version