Shteti arab që po devijon nga parimet dhe moralet e larta islame
Nuk ngjan çudi tashmë as një lloj partneriteti mes Emirateve dhe serbëve të Bosnjës, të cilët po frymëzohen nga Izraeli për të bërë në Ballkan atë që po bën shteti sionist në Lindjen e Mesme.
Aleati arab i Izraelit, një shtet plot dritëhije, është afruar së fundi me entitetin Srpska, duke lidhur dhe marrëveshje bashkëpunimi.
Kështu, kryeministri i Srpska-s, Savo Miniç, u takua në Banja Luka me kreun e Grupit të Investimeve Al Matia nga Dubai.
Në takim u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit dhe organizimi i një forumi biznesi midis Republikës Srpska dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili duhet të mbahet në Banja Luka këtë vit, me praninë e kompanive nga Dubai dhe Emiratet.
Forumi do të prezantojë projekte në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, energjisë dhe turizmit, për të cilat investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur tashmë interes, njoftoi Qeveria e RS.
Në qershor të vitit të kaluar, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis Qeverisë së RS dhe Grupit të Investimeve Al Matia gjatë një forumi biznesi në Dubai, i cili u organizua nga kjo kompani me mbështetjen e qeverisë së Dubait.
Memorandumi shprehu interes për bashkëpunim në gjetjen, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimeve në Republikën Serbe në fushat e tregtisë, prodhimit industrial, bujqësisë, menaxhimit të ujërave, turizmit, shëndetësisë dhe arsimit.
Miniç theksoi se Republika Srpska ka mundësi të shumta investimi, se është e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me partnerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se qeveria do të ofrojë mbështetje maksimale për zbatimin e këtyre projekteve.
Pra, aleati i Izraelit në botën arabe po faktorizon Izraelin e vogël të Ballkanit.
Dhe nuk është fjala për Emiratet e viteve ‘90, ato që ishin krah kosovarëve nën gjenocidin serb, duke qenë ndër donatorët kryesorë në mbështetje të një populli nën agresion, por për të sotmet që vijnë era tradhëti e devijim nga moralet e parimet e larta islame. /tesheshi
