Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emiri i Katarit: Vendet e Gjirit mund të luajnë rol në zgjidhjen...

Emiri i Katarit: Vendet e Gjirit mund të luajnë rol në zgjidhjen e problemeve në rajon

Sheikh Tamim bin Hamed Al-Thani

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al-Thani, deklaroi se vendet e Gjirit mund të luajnë një rol në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet rajoni dhe bota, transmeton Anadolu.

Sheikh Tamim bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” para Samitit të 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që do të mbahet sot në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Emiri i Katarit Sheikh Tamim deklaroi se vendet e GCC-së mund të luajnë rol kontribuues në zgjidhjen e sfidave të mëdha në rajon dhe botë dhe në zbutjen e efekteve të tyre negative.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në Katar, do të marrë pjesë edhe në Samitin e 44-të të GCC-së.

Në samit pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve anëtare të GCC-së, si dhe sulmet e Izraelit ndaj Gazës.

Exit mobile version