Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emiri i Katarit: Kështu na forcoi bllokada

Emiri i Katarit: Kështu na forcoi bllokada

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ka theksuar se shteti i tij është më i fuqishëm në krahasim me periudhën para fillimit të krizës në rajonin e Gjirit në muajin qershor.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit QNA, Al Thani ka folur lidhur me gjendjen e Katarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave e cila kryesohet nga emiri.

“Katari aktual është shumë më ndryshe nga qershori i vitit 2017 për ne dhe për këdo tjetër. Kemi një histori me të cilën krenohemi, por ngjarjet në qershor të vitit 2017 na kanë forcuar dhe na kanë shtyrë të punojmë edhe më shumë për vendin tonë”, ka thënë Al Thani.

Al Thani ka theksuar rëndësinë për të përparuar me sukses drejt vizionit të vitit 2030, duke shtuar se projektet zhvillimore duhet të vazhdojnë me cilësi edhe më të lartë nga niveli që pritet. Ai ka theksuar se në fokus të tyre për periudhën në vijim do të jetë zhvillimi në ekonomi, siguri, shëndetësi dhe arsim. /AA/

Exit mobile version