Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emisari i OKB-së i bën thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë...

Emisari i OKB-së i bën thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë menjëherë

Geir Pedersen

Emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, i ka bërë thirrje Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare si dhe sovranitetin, unitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Sirisë

Në një postim në rrjetin X, ai ka dënuar fuqishëm shkeljet e vazhdueshme dhe në rritje të Izraelit ndaj sovranitetit sirian, përfshirë sulmet ajrore në Damask dhe qytete të tjera

Ai ka kërkuar që këto sulme të ndalen menjëherë dhe që Izraeli të ndalojë rrezikimin e civilëve sirianë. /mesazhi

Exit mobile version