Pothuajse një muaj pasi Uragani Dorian goditi Bahamas, zyrtarët thanë se ende 600 njerëz rezultojnë të zhdukur.
Kryeministri Bahamian Hubert Minnis tha të premten se numri i të zhdukurve ka rënë ndjeshëm dhe numri i vdekjeve është rritur.
Numri zyrtar i vdekjeve në Bahamas është 56, tha Minnis.
Dorian rrafshoi shtëpitë pasi goditi vendin në 1 shtator, duke lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm
Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet në javët e ardhshme.
“E dimë se ka më shumë jetë të humbura sepse janë ende 600 persona të zhdukur,”-tha Minnis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York./Ora News
