Ballina Lajmet Kosovë Endrit Shala konfirmohet si ministër i ri i Tregtisë dhe Industrisë

Endrit Shala konfirmohet si ministër i ri i Tregtisë dhe Industrisë

Endrit Shala edhe zyrtarisht është emëruar ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate Endrit Shala është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ku tashmë pritet edhe nënshkrimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, konfirmojnë burime të lajmi.net.

Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan

Exit mobile version