Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi tashmë është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por shanset e miratimit të marrëveshjes duken të vogla.
Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, thotë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecën përpara me integrimet e tjera evropiane.
Por, nëse ata e refuzojnë, atëherë duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat.
Engel ndalet edhe tek roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor si dhe përpjekjet e Rusisë për të penguar integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
