Ballina Sport Futboll Enzo Fernandez te Chelsea

Enzo Fernandez te Chelsea

Është arritur marrëveshja për kalimin e Enzo Fernandezit nga Benfica te Chelsea, ka njoftuar të martën mbrëma eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubet po punojnë për të plotësuar dokumentacionin para se të përfundojë afati kalimtar. Por marrëveshja tashmë është arritur. Chelsea do të paguajë 120 milionë euro të ndarë në tri këste për dy vjet.

Argjentinasi i mesfushës është te Benfica prej verës së vitit të kaluar.

Ishte lojtari më i miri i ri i Kupës së Botës në Katar.

22-vjeçari i ka dhjetë paraqitje për Argjentinën.

Exit mobile version