Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së po nëpërkëmbet në konfliktet në mbarë rajonin, tha sot presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.
“Krimet e luftës dhe aktet e gjenocidit të kryera pa përmbajtje nga Izraeli në Gaza për dy vite, para syve të gjithë botës, janë dëshmia më e qartë e kësaj”. tha Erdogan pas një mbledhjeje të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
