Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan dhe Al Nahyan diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një...

Erdogan dhe Al Nahyan diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan i tha Al Nahyan-it se Turqia mbështet integritetin territorial, unitetin dhe solidaritetin e Jemenit dhe Somalisë dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet që synojnë sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

Turqia, shtoi Erdogan, po punon për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare në Gaza, duke theksuar se duhet të ndërmerren sa më shpejt hapa për rindërtimin e enklavës.

Exit mobile version