Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian

Erdogan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njotoi se gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se rritja e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit do të ishte në dobi të të dy vendeve.

Exit mobile version