Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan kërcënon me bllokimin e anëtarësimit në NATO të Suedisë

Erdogan kërcënon me bllokimin e anëtarësimit në NATO të Suedisë

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan kërcënoi edhe një herë në mbrëmje se do të pengojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

”Për sa kohë që organizatat terroriste demonstrojnë në rrugët e Suedisë dhe për sa kohë terroristët janë brenda parlamentit suedez, nuk do të ketë qasje pozitive nga Turqia ndaj Suedisë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në kryeqytetin çek, Pragë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në mesin e majit, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Të dy vendet mund të pranohen vetëm nëse të 30 anëtarët aktualë të NATO-s ratifikojnë protokollet e nevojshme të pranimit.

Ankaraja ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën për mbështetje të militantëve kurdë si dhe klerikun islamik me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, të cilin Turqia i klasifikon si grupe terroriste.

Suedia dhe Finlanda i hedhin poshtë këto akuza, por arritën një marrëveshje më parë këtë verë për të siguruar Turqinë për mbështetjen e saj kundër rreziqeve të sigurisë.

Kërkesat e Turqisë ishin për riatdhesimin e disa të dyshuarve dhe Suedia për heqjen e embargos së armëve.

Në shtator, Suedia miratoi eksportet e armëve në Turqi, për herë të parë që nga viti 2019. /atsh

 

 

Exit mobile version