Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Kush i mban sytë nga ne, mendja jonë është te ata!

Erdogan: Kush i mban sytë nga ne, mendja jonë është te ata!

Theksimi i Ballkanit si fokus ku një ulërimë shpëtimi mund të vijë dhe nga Shqipëria

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për udhëzimet e politikës së jashtme të vendit të tij dhe përgjegjësinë ndaj kombeve që përballen me padrejtësi, duke përmendur Sarajevën si një nga qytetet që, siç tha ai, shikon nga Turqia. Kjo për shkak të një gjenocidi të ndodhur aty ndaj popullsisë muslimane në vitet ’90, pasuar dhe nga Kosova, me të njëjtin persekutor, serbët, në emër dhe të kryqit të tyre dhe jo vetëm për ambicie territoriale.

Erdogan foli në një ceremoni që shënoi 10-vjetorin e përpjekjes për grusht shteti në Turqi dhe i kushtoi një pjesë të veçantë të fjalimit të tij rolit të vendit të tij në marrëdhëniet me vendet e botës muslimane.

“Gaza dhe Libani, Somalia dhe Siria, Arakani dhe Sudani, kudo që ka një martir, kudo që ka një viktimë që qan dhe ul kokën, le të shpresojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim muslimanët dhe Turqinë me të gjitha aftësitë tona”, tha Erdogan.

Ai shtoi se pikëpamjet e botës janë ende të drejtuara nga Turqia, duke theksuar se qëndrimi dhe veprimet e popullit turk po monitorohen në të vërtetë.

“Sot, Bejruti, Damasku, Alepo, Tripoli dhe Sarajeva po shikojnë nga ne. Gaza, Bregu Perëndimor, së bashku me fëmijët e pafajshëm të Jerusalemit, po shikojnë drejt nesh. Nga Lindja e Mesme në Ballkan, nga Kaukazi në Afrikë, martirët dhe viktimat shikojnë nga Turqia me shpresë të madhe”, tha Erdogan.

Dhe do ishte mirë që ndërsa flet për Ballkanin, të mendje të ketë dhe Shqipërinë, e cila po kërcënohet nga një projekt ndjellakeq për t’u izrealizuar. /tesheshi

Exit mobile version