Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan në Iran për samitin trepalësh

Erdogan në Iran për samitin trepalësh

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan arriti në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të marrë pjesë në një samit trepalësh me Iranin dhe Rusinë në lidhje me krizën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë udhëtimit të tij në Iran, presidenti turk u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Financave Berat Albayrak dhe shefi i komunikimit të Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe shefi i Shërbimit të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan arritën një ditë më herët.

Fillimisht, Erdoğan do të realizojë takim dypalësh me presidentin e Iranit Hasan Ruhani.

Më vonë, ai do të marrë pjesë në samitin trepalësh për Sirinë ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Pas samitit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

Po ashtu, pritet që Erdoğan të realizojë takim kokë më kokë me homologun rus Putin.

Samiti i parë trepalësh u mbajt në qytetin e Soçit në Rusi më 22 nëntor për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Ndërkaq, takimi i dytë ishte mbajtur në mikëpritjen e presidentit Erdoğan në prill në kryeqytetin turk Ankara.

Exit mobile version