Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Opozita duhet të jetë pjesë e zgjidhjes siriane

Erdoğan: Opozita duhet të jetë pjesë e zgjidhjes siriane

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se opozita e moderuar siriane duhet të jetë pjesë e zgjedhjes politike në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetën ruse Kommersant, Erdoğan tha se që nga fillimi i çështjes së Idlibit Turqia u dha prioritet civilëve, ruajtjes së zonave të de-eskalimit dhe mbrojtjes së grupeve të moderuara të opozitës.

“Mund të ketë qasje të ndryshme të vendeve të ndryshme rreth opozitës së moderuar”, tha Erdoğan, duke shtuar se, “Por, ne mendojmë se opozita e moderuar duhet të mbetet në procesin politik”.

Përfshirja e opozitës siriane ishte e nevojshme për të zbatuar rendin e ditës në bisedimet e Gjenevës dhe Astanas në mënyrë të shëndetshme, tha ai, duke iu referuar marrëveshjeve të mëparshme në Siri nga OKB-ja, si dhe Turqia, Rusia dhe Irani.

Presidenti turk tha se Turqia ka kundërshtuar çdo përpjekje që synonte të minojë opozitën e moderuar duke i supozuar se ata janë “terrorist”.

Erdoğan tha se Turqia ka punuar me vite me radhë për të ruajtur paqen në Siri dhe për të ndihmuar miliona civilë të kthehen në shtëpitë e tyre, pavarësisht nga taktikat e propagandës dhe zbulimit të regjimit sirian të Bashar al-Assadit.

Ai përshëndeti marrëveshjen midis Ankarasë dhe Moskës në Soçi për të krijuar një zonë të demilitarizuar në Idlib.

Sipas tij, forcat opozitare do të qëndrojnë në zonat e tyre dhe grupet radikale të përcaktuara nga të dyja vendet nuk do të lejohen të veprojnë në rajon.

Asnjë lëshim për grupet terroriste

Erdoğan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë praninë e grupeve terroriste në kufirin e saj me Sirinë.

“Turqia ka dëshmuar shumë herë zgjidhjen e saj në Afrin, Jarabulus, al Bab dhe Idlib. Turqia kurrë nuk do të bëjë lëshime për organizatat terroriste”, tha Erdoğan, duke theksuar se kjo politikë nuk do të ndryshojë.

Ai tha se Turqia gjithmonë ka përcaktuar me vendosmëri luftën kundër të gjitha grupeve terroriste, veçanërisht kundër DEASH-it.

“Gjithëpërfshirja e zonave të qarta nën kontrollin e PYD-së dhe YPG-së së terroristëve është veçanërisht e rëndishme”, tha Erdoğan, si dhe shtoi se SHBA “duhet të heqë dorë” nga mbështetja e këtyre grupeve pasi hapa të tilla “dëmtojnë balancat rajonale dhe paqen midis popujve të rajonit”.

“Ne presim që Rusia të mbështesë Turqinë në përpjekjet e saj kundër grupeve terroriste, veçanërisht PKK-së, PYD-së dhe YPG-së”, tha ai.

Më tej, theksoi se vendet që ndajnë të njëjtin rajon duhet të kenë një mirëkuptim të përbashkët për sigurinë e njëri-tjetrit.

Lidhjet turko-ruse

Duke vlerësuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës, presidenti Erdoğan tha se Turqia po ndërmerr hapa për të përmirësuar lidhjet humanitare dhe kulturore si dhe projekte të përbashkëta energjetike dhe investime reciproke.

“Unë besoj se populli turk dhe ai rus… duhet të qëndrojnë në një marrëdhënie të thellë, të sinqertë dhe të ngushtë. Dua të theksoj se gjithmonë do të mbështesim përpjekjet për këtë qëllim”, u shpreh presidenti Erdoğan.

Exit mobile version