Ballina Lajmet Erdoğan përsërit thirrjen për reformë në OKB

Erdoğan përsërit thirrjen për reformë në OKB

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përsëritur thirrjen për reformë në OKB, duke deklaruar se gjatë krizës së koronavirusit të ri (COVID-19) “kemi parë sa joefektive janë mekanizmat ekzistuese globale”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet të pajisim Këshillin e Sigurimit me një strukturë dhe funksionim më efektiv, demokratik, transparent dhe të përgjegjshëm”, tha presidenti Erdoğan.

Gjatë pandemisë COVID-19, njoftoi presidenti turk, vendi i tij ka dërguar ndihmë me pajisje mjekësore në 146 vende dhe 7 organizata ndërkombëtare.

“Turqia do të vazhdojë përpjekjet për të shndërruar Stambollin në një qendër rajonale të OKB-së”, u shpreh ai.

Erdoğan: Turqia ka qenë vendi i vetëm me përgjigje konkrete dhe thirrje mbështetëse në ndihmë të qeverisë legjitime libiane.

Erdoğan: Historia nuk do t’i falë ata që lakmojnë sovranitetin dhe integritetin politik dhe territorial të Jemenit ose që anashkalojnë vuajtjet e saj të vazhdueshme.

Erdoğan: Turqia favorizon zgjidhjen e çështjeve në programin bërthamor të Iranit përmes diplomacisë dhe dialogut në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Erdoğan: Nuk do të ketë zgjidhje të përhershme të çështjes siriane pa miratuar të njëjtin qëndrim parimor dhe vendimtar ndaj të gjitha grupeve terroriste.

Erdoğan përsëriti thirrjen e Turqisë për vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit midis vendeve bregdetare të Mesdheut Lindor.

Erdoğan bëri thirrje për formimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj.

Erdoğan propozon konferencë rajonale, përfshirë Qipron Turke, ku do të konsiderohen të drejtat dhe interesat e të gjitha vendeve.

Exit mobile version