Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Sanksionet e SHBA-ve “sulm i qartë” ndaj sovranitetit turk

Erdoğan: Sanksionet e SHBA-ve “sulm i qartë” ndaj sovranitetit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se sanksionet e SHBA-ve të njoftuara këtë javë janë një “sulm i qartë” ndaj sovranitetit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një ceremoni të hapjes së një autostrade, presidenti turk theksoi se Turqia është anëtari i parë i NATO-s që përballet me sanksione të tilla.

Erdoğan shtoi se sanksionet synojnë ta bëjnë të varur industrinë e mbrojtjes së Turqisë, por theksoi se vendi i tij do të rrisë industrinë e saj më lartë.

Ai po ashtu u zotua se Turqia nuk do të pengohet, por përkundrazi do të punojë dy herë më shumë për të përmirësuar sektorin e mbrojtjes dhe për ta bërë ata plotësisht të pavarur.

Të hënën, SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Sanksionet që vijnë nën Aktin e Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) shënjestrojnë Presidencën e Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), përfshirë kreun e SSB-së, İsmail Demir dhe tre zyrtarë të tjerë.

Në prill të vitit 2017, kur përpjekjet e saj të zgjatura për të blerë sistemin amerikan të mbrojtjes ajore ishin të pafrytshme, Turqia nënshkroi një kontratë me Rusinë për të blerë mburojën S-400.

Zyrtarët amerikanë kanë kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga Turqia, duke pretenduar se ata do të jenë të papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozojnë avionët F-35 ndaj mashtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për aleancën ose armatimet e saj.

Zyrtarët turq në vazhdimësi kanë propozuar një grup pune për të shqyrtuar çështjen e pajtueshmërisë teknike.

Exit mobile version