Partia qeverisëse në Turqi, (AK Parti) zbuloi programin e saj në një kongres provincial në Stamboll ku mori pjesë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan u zotua për zgjerimin e lirive, demokracisë dhe mirëqenies në Turqi. Duke nënvizuar se zgjedhjet e 24 qershorit do të jenë një moment historik për të ardhmen e Turqisë, Erdogan tha se partia e tij do të vazhdojë të luftojë për ta bërë Turqinë një fuqi të rëndësishme globale dhe një forcë udhëheqëse në rajon. “Ne kemi qenë vendimtar në zhvillimin e standardeve në demokracinë tonë dhe të drejtat e njeriut.
Gjithashtu, kemi zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me vendet e Lindjes së Mesme, Ballkanit, Kaukazit dhe Turqisë dhe nisëm negociatat e anëtarësimit me BE. Siguria jonë kombëtare, paqja dhe qëllimet tona janë jetësore për ne.
Ne nuk duam që këto të bëhen vetëm për vete, por edhe për aleatët dhe vëllezërit tanë “, tha Erdoğan. Turqia mbron të drejtat e njerëzve të shtypur pavarësisht nga identiteti i tyre në çdo platformë dhe i mbështet ato.
Erdogan tha se endi është në prag të transformimeve të mëdha, sepse bota nuk është më unipolare.
“Turqia mbeti e qëndrueshme në këtë rajon të vështirë pavarësisht nga ndërhyrjet e jashtme, falë institucioneve të saj të forta. Aleanca të reja janë krijuar dhe lokacioni gjeostrategjik i Turqisë i mundëson asaj të krijojë aleanca me aktorë të ndryshëm”, tha ai.
Transformimi institucional do të kryhet në mandatin e ardhshëm
Erdogan tha se Partia AK përfundoi një transformim që kur erdhi në pushtet në vitin 2002, duke shtuar se tani ajo synon të kryejë transformimin institucional.
“Nga demokracia në ekonomi, kemi ndërmarrë hapa për të përmbushur nevojat e popullit tonë, i kemi përzier vlerat e brendshme me nevojat e politikës moderne demokratike, pavarësisht përballjes me rezistencë të madhe në 16 vitet e fundit, arritëm suksese të mëdha”, tha ai.
Erdogan ka shërbyer si president që nga viti 2014 dhe është presidenti i parë i Turqisë i zgjedhur me votim popullor. Para kësaj, ai shërbeu si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nëse ai do të fitojë zgjedhjet e 24 qershorit, Erdoğan do të ishte udhëheqësi i parë i Turqisë nën sistemin presidencial, duke larguar postin e kryeministrit, ndër të tjera. /MESAZHI/
