Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Turqia dhe Greqia duhet t’i mbajnë hapur kanalet e dialogut si...

Erdogan: Turqia dhe Greqia duhet t’i mbajnë hapur kanalet e dialogut si fqinjë dhe aleatë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ai beson fuqishëm se Turqia dhe Greqia, si fqinjë dhe aleatë, duhet t’i mbajnë hapur kanalet e dialogut bazuar në bashkëpunim, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan foli në një konferencë të përbashkët për media në Kompleksin Presidencial në Ankara, pas bisedimeve dypalëshe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Turqia dhe Greqia po punojnë për të rritur tregtinë dypalëshe në 10 miliardë dollarë, nga gati 7 miliardë dollarë vitin e kaluar”, tha Erdogan.

Erdogani tha se ata gjithashtu diskutuan qëndrimin e Ankarasë në lidhje me Egjeun dhe Mesdheun Lindor “në mënyrë të hapur dhe të sinqertë”. Ai tha se çështjet e Egjeut dhe Mesdheut Lindor janë komplekse, por jo të pazgjidhshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Ai gjithashtu tha se ndan me kryeministrin grek pritjet e Ankarasë në lidhje me gëzimin e plotë të lirive fetare dhe mundësive arsimore nga pakica turke në Trakinë Perëndimore.

Presidenti turk foli edhe mbi çështjet rajonale.

“Është e qartë se roli konstruktiv që kemi ndërmarrë është i rëndësishëm jo vetëm për vetë Sirinë, por edhe për sigurinë e Greqisë dhe Evropës”, tha Erdogan.

Ai tha se me kryeministrin grek gjithashtu diskutuan zhvillimet rajonale, veçanërisht procesin e armëpushimit në Gaza dhe një plan më të gjerë të paqes.

“Turqia kundërshton vendimin e Izraelit për të zgjeruar kontrollin në Bregun Perëndimor dhe për të dobësuar Autoritetin Palestinez”, tha Erdogan.

Exit mobile version