Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë të vlerësojë hapat e përbashkët që mund të ndërmarrë me Malajzinë në fushën e industrisë së mbrojtjes, “të udhëhequr nga parimi fitim-fitim”, raporton Anadolu.
Komentet e presidentit turk erdhën gjatë konferencës së përbashkët për media në Ankara me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim.
Duke kujtuar vizitën e tij në Kuala Lumpur në muajin shkurt të vitit të kaluar, ku të dyja palët ranë dakord të mbajnë një takim të nivelit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, Erdogan njoftoi se takimi i parë u mbajt sot.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën që Malajzia të rrisë investimet e saj në Turqi.
Sipas presidenti turk, në takimin e tij me kryeministrin malajzian u trajtua edhe dimensioni njerëzor i marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë arsim dhe kultura, të cilat siç tha ai, “do t’i forcojnë lidhjet” mes dy kombeve.
Presidenti turk theksoi se u diskutuan edhe çështje globale, duke shtuar se Ankaraja dhe Kuala Lumpuri ndajnë pikëpamje të ngjashme për këto tema.
“Në veçanti, do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër Gazën,” tha Erdogan.
Ai gjithashtu tha se turqia i kushton rëndësi bashkëpunimit me vendet rajonale dhe me grupin ASEAN në kuadër të nismës së Ankarasë “Asia Anew”, e cila u inicua në vitin 2019.
Erdogan gjithashtu e vlerësoi kryeministrin malajzian për kontributin e tij në uljen e tensioneve mes Tajlandës dhe Kamboxhias.
Kryeministri Anwar, nga ana e tij, falënderoi presidentin turk për “lidershipin e tij të guximshëm jo vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj botës, veçanërisht ndaj botës muslimane”.
Ai gjithashtu vlerësoi “kapacitetin e popullit dhe industrisë turke në shkencë dhe teknologji”.
