Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Turqia do t’i ofrojë Palestinës “të gjitha llojet” e mbështetjes

Erdoğan: Turqia do t’i ofrojë Palestinës “të gjitha llojet” e mbështetjes

Në një telefonatë me presidentin Abbas, presidenti Erdoğan gjithashtu e falënderoi atë për solidaritetin që palestinezët treguan pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Turqinë jugore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, homologut të tij palestinez, Mahmud Abbas, i ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë “të gjitha llojet” e mbështetjes për Palestinën, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, në një telefonatë me presidentin Abbas, presidenti Erdoğan gjithashtu e falënderoi atë për solidaritetin që palestinezët treguan pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Turqinë jugore.

Dy presidentët shkëmbyen urime me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Turqia mbështet një zgjidhje të negociuar të konfliktit izraelito-palestineze në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të siguronte që dy shtete të jetojnë krah për krah brenda kufijve të sigurt dhe të njohur.

Exit mobile version