Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan viziton qendrën e ekspozitës me motive osmane në Japoni

Erdoğan viziton qendrën e ekspozitës me motive osmane në Japoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot vizitoi ekspozitën me motive osmane në qytetin Kyoto të Japonisë pas përfundimit të takimeve të tij zyrtare në margjinat e samitit të G20 në qytetin Osaka, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan tha se Japonia shënon vitin 2019 si Viti i Kulturës Turke dhe Turqia dërgoi sende të ndryshme historike nga epoka e Perandorisë Osmane në Japoni për qëllime të ekspozitës.

“Ekspozita, së pari në Tokio dhe pastaj në Kyoto ka marrë interes të madh”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se shkëmbimi kulturor ishte i një rëndësie të madhe që krijoi mundësi që do të ndihmonte për integrimin e popullit të Turqisë dhe Japonisë.

Ai tha se Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë synon të promovojë kulturën turke jashtë vendit duke vendosur qendra të ngjashme ekspozuese në vende të ndryshme.

Princesha japoneze Akiko nga Mikasa, e cila shoqëroi Erdoğanin, tha se pranimi i artefakteve historike turke ishte një kënaqësi për të.

Princesha japoneze tha se ajo dëshironte që njerëzit e Japonisë dhe Turqisë të njihnin njëri-tjetrin më mirë dhe të zhvillonin marrëdhënie më të mira.

Ekspozita e quajtur “Thesaret dhe Tradita e ‘Lale’ (Tulipanit) në Perandorinë Osmane” ka një koleksion prej 170 thesaresh nga Perandoria Osmane, të huazuara nga Pallati Topkapi në Stamboll, që pasqyron kulturën e pasur të një prej perandorive më jetëgjata në historinë botërore.

Exit mobile version