Ballina Artikuj Esenca, para Formës!

Esenca, para Formës!

Hoxhë Husamedin Abazi

Muhammedi a.s ka thënë: “Në trupin (e çdo njeriu) është një copëz, kur ajo të jetë e shëndoshë, i tërë trupi do jetë i shëndoshë. Ndërsa kur ajo të jetë e sëmurë, i tërë trupi do jetë i sëmurë, e kjo është ZEMRA”

( Buhariu dhe Muslimi)

Dijetari i madh Ibn Rexheb thotë:” Nëse tek njerëzit përmirësohen zemrat dhe nuk mbesin në to dëshira pos për All-llahun e Madhërishëm, do të përmirësohen edhe gjymtyrët e tyre dhe nuk do lëvizin-veprojnë pos për hir të All-llahut dhe në ate që e kënaq All-llahun”.

Ebu Bekri nuk ishte më i varfër se Ebu Dherri dhe Ebu Hurejreja por ishte më i mirë se këta dy!

Ebu Bekri nuk u persekutua sa Bilali, Jasiri dhe Sumeja por ishte më i mirë se këta!

Ebu Bekri nuk është goditur dhe qëlluar në trupin e tij – në beteja të ndryshme – siç ishin goditur dhe qëlluar, Talha, Ebu Ubejde dhe Halid ibn Velidi, por ishte më i mirë se këta!

Ebu Bekri nuk ra shehid si Omeri, Othmani, Hamza, Musab ibn Umejri dhe Saad ibn Muadhi, por ishte më i mirë edhe se këta!

A thua çka e bëri Ebu Bekrin të jetë më i miri dhe të thonë Dijetarët: Po të peshohej Imani i Ebu Bekrit me Imanin e banorëve te tokës do t’i mbipeshonte Imani i tij..Jo rastësisht Dijetari i madh Elmuzenij thotë: Ebu Bekri nuk i kaloi të tjerët me më shumë Namaz as me më shumë Agjërim, por i kaloi ata me ate që bartte në zemrën e tij”.

Epilogu: Veprat e zemrës janë më të çmuara se ato të gjymtyrëve.

Muslimanët duhet t’i kthehen përmirësimit të zemrave dhe angazhimit më të madh në veprat e zemrës.

Esenca, para formës, duhet të jetë preokupimi ynë kryesorë.

“Ai (All-llahu) i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të kishe shpenzuar krejt ç’ka në tokë, nuk do t’jua bashkoje zemrat, por All-llahu i bashkoi mes tyre. All-llahu është i Plotfuqishëm, i Urtë”

(El-Enfal, 63)

Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version