Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Është vrarë apo jo Netanyahu nga Irani si shpagim për Khomenein?

Është vrarë apo jo Netanyahu nga Irani si shpagim për Khomenein?

Garda Revolucionare pretendon: Goditëm Zyrën e kryeministrit izraelit!

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kreu sulme të reja ndaj Izraelit, në përgjigje të agresionit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe sulmeve që vranë Udhëheqësin Suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

IRGC njoftoi se goditi qendrën e Jerusalemit, përkatësisht kompleksin qeveritar izraelit të kryesuar nga Benjamin Netanyahu, raporton agjencia e lajmeve Tasmin.

Përveç kësaj, IRGC theksoi se goditi Komandën e Forcave Ajrore Izraelite.

Në deklaratë shtohej se në sulm janë përdorur raketa Kheybar Shekan, të cilat peshojnë 550 kilogramë dhe kanë një rreze veprimi prej 1,450 kilometrash.

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar këtë informacion, dhe më shumë detaje do të dihen më vonë.

Por çështja është nëse e ka vrarë apo jo Netanyahun. Sepse, tjetër goditja e tjetër shënjestra.

Iranit i ëhstë vrarë i parë i vendit dhe shpagimi duhet të jetë kokë më kokë. Pra, për Ajatollah Khamanein e ekzekutuar vlen vetëm ekzekutimi i Netanyahut. Nëse ende nuk ka ndodhur kjo, nuk ka asnjë vlerë lajmi për goditjen e zyrës apo rezidencës së së tij. /tesheshi

Exit mobile version